A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe ankthin? Çfarë thotë neuroshkenca
Nuk është vetëm ndjesia e pushimeve që na bën të ndihemi më mirë pranë detit. Tingulli i valëve, horizonti i hapur, ngjyra blu dhe kontakti me natyrën mund të ndikojnë në mënyrën se si truri përpunon stimujt dhe reagojnë ndaj stresit. Pikërisht për këtë arsye, hapësirat pranë ujit po studiohen gjithnjë e më shumë për ndikimin e tyre në mirëqenien mendore. Kur ndodhemi në një qytet, truri përballet vazhdimisht me zhurma, lëvizje, njerëz dhe shumë informacione. Përballë detit, situata është ndryshe: pamja është më e gjerë dhe më e parashikueshme, ndërsa ritmi i përsëritur i valëve mund të krijojë një ndjesi qetësie dhe t’i japë mendjes një pushim nga stimujt e përditshëm. Edhe tingulli i detit mund të ketë rëndësi. Zhurma ritmike e valëve është...
Burimi:
vizionplus.tv