Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi, trupat e pajetë u zbuluan nga fëmijët e tyre

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi, trupat e pajetë u zbuluan nga fëmijët e tyre

Një grua irlandeze dhe bashkëshorti i saj nga Zelanda e Re janë gjetur të vdekur në një xhakuzi në një banesë me qira në Cullera, rreth 40 kilometra në jug të Valencias, në Spanjë. Viktimat janë identifikuar si Thomasina McArdle, nga County Monaghan në Irlandë, dhe Patrick Tobin, shtetas i Zelandës së Re. Trupat e çiftit u gjetën të martën nga dy fëmijët e tyre adoleshentë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Familja po qëndronte në banesën e marrë me qira në zonën bregdetare të Cap Blanc, ku po kalonte pushimet. Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, ndërsa aktualisht nuk dyshohet për përfshirje kriminale. Hetuesit po e konsiderojnë një aksident si një nga mundësitë kryesore, ndërsa nuk janë konstatuar shenja të...