Burimi:
Top-Channel.tv

Lidhje të pretenduara me Navalnyn, katër gazetarë rusë dënohen me burg
👁5446
Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalnyt. Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”. Gazetarët, Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger, u shpallën fajtorë pas një gjykimi të mbyllur për publikun, për kontributet e tyre në kanale në YouTube të lidhura me FBK-në përpara se ajo të ndalohej në vitin 2021. Gjykata më 15 prill ua ndaloi gjithashtu të pandehurve të punojnë si gazetarë për tre vjet pas lirimit të...