Lidhje me Rusinë dhe Lindjen e Mesme, hijet që ‘rëndojnë’ mbi ish-kreun e inteligjencës gjermane
Pak ish-drejtues të shërbimeve të inteligjencës mund të thonë se karriera e tyre në spiunazh mori hov të vërtetë pasi u larguan nga detyra. Por ky nuk është rasti i August Hanning-ut, i cili drejtoi Shërbimin Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, BND, nga viti 1998 deri në vitin 2005. Deri në këtë javë, Hanningu, një jurist me formim, i cili iu drejtua fushës së sigurisë relativisht vonë në karrierën e tij profesionale, njihej kryesisht si një nga kritikët më të ashpër të vetë BND-së. “Një vegjetarian mes shërbimeve sekrete”, ishte shprehur dikur ai, duke e krahasuar organizatën që drejtonte me homologët e saj më “mishngrënës” në vendet aleate. Tashmë, 80-vjeçari ndodhet pas hekurave. Të martën në mëngjes, 13 tetor, policë të maskuar bastisën shtëpinë e...
Burimi:
javanews.al