Liderja socialdemokrate suedeze rimerr detyrën për formimin e qeverisë
Kryetari i Parlamentit suedez, Andreas Norlen, njoftoi të premten se i kishte dhënë udhëheqëses së socialdemokratëve Magdalena Andersson një mandat tjetër për të formuar një qeveri të re, sipas të përditshmes Dagens Nyheter. Norlen vuri në dukje se mandati do të fillojë të hënën për t'u dhënë partive fundjavën për të shqyrtuar opsionet e tyre. Ai tha se kushtet themelore mbeten të pandryshuara që kur Andersson mori mandatin për herë të parë, duke e bërë të përshtatshme që ajo të rifillojë përpjekjet për të formuar një qeveri. Andersson, e cila thuhet se është pajtuar me Norlen, do të duhet të raportojë më 12 tetor. Më pas do të mbahet një votim për kryeministrin. «E lamë pas turbulencën e javës së kaluar», tha më tej Norlen...
Burimi:
syri.net