Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lideri i serbëve të Bosnjës pasi takoi 4 herë Putinin në 48 orë: Do të kërkoj mbështetje për sigurinë nga Moska!
👁9728
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë dy ditëve të fundit në Moskë. Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”. “Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen si një...