Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, duke thënë të martën se Teherani nuk do të kërkojë leje nga askush për ta pasuruar uraniumin. Ai i ka cilësuar si “marrëzi” deklaratat e Shteteve të Bashkuara. “Ata thonë: ‘Nuk do ta lejojmë Iranin të pasurojë uranium’. Kjo tejkalon çdo kufi”, tha Ayatollah Ali Khamenei gjatë një ceremonie përkujtimore për presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident me helikopter. “Është gabim i madh nga ana e tyre të thonë se ne...
Burimi: Opinion.al