Liceu Artistik “Jordan Misja” shënon 80-vjetorin me koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Liceu Artistik “Jordan Misja” shënon 80-vjetorin me koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Tetë dekada të formimit artistik dhe të kontributit në kulturën shqiptare u shënuan përmes një koncerti jubilar, ku muzika simfonike u bë pjesë e festimit të 80-vjetorit të Liceut Artistik “Jordan Misja”. Në këtë përvjetor, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar solli në skenë një program që ndërthuri krijimtarinë e kompozitorëve botërorë me atë shqiptare. Koncerti u drejtua nga dirigjenti Gridi Kraja, ndërsa soliste ishte Jonela Golemi. Programi muzikor u hap me uverturën e operës “Dasma e Figaros” të Wolfgang Amadeus Mozartit, për të vijuar me “Meditim” të F. Dedës dhe vepra të Ludwig van Beethovenit. Në vijim, Jonela Golemi interpretoi “Csárdás” të kompozitorit Vittorio Monti, ndërsa koncerti u përmbyll me “Serenat për harqe” të Pjotr Iliç Çajkovskit, duke sjellë në këtë përvjetor një repertor...