Librat e shkruar nga njerëzit po pajisen me etiketa të veçanta për t’u dalluar nga ata të krijuar me IA

Librat e shkruar nga njerëzit po pajisen me etiketa të veçanta për t’u dalluar nga ata të krijuar me IA

Nismat për certifikimin e librave të shkruar nga njerëzit, pa përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), po fitojnë mbështetje në industrinë botërore të botimeve. Këto iniciativa synojnë t’u japin lexuesve më shumë transparencë dhe të mbrojnë autorët, në një kohë kur po shtohen dyshimet për përdorimin e IA-së në krijimin e veprave letrare pa u deklaruar kjo gjë.Disa sisteme certifikimi nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania u prezantuan këtë javë në Panairin e Librit në Frankfurt, një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të industrisë së botimit, ku ndikimi i inteligjencës artificiale ishte ndër temat kryesore të diskutimit.Një nga rastet që ka nxitur debat të madh në botën letrare frankofone është ai i shkrimtarit haitiano-kanadez Thelyson Orelien, i cili është akuzuar se ka përdorur inteligjencën...