Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Libi/ Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një varke pranë Tobrukut
Të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi varka me të cilën udhëtonin u fundos gjatë fundjavës në ujërat pranë Tobrukut, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), duke iu referuar burimeve lokale. Deri më tani, janë shpëtuar vetëm dhjetë persona. Tobruk është një qytet bregdetar që ndodhet në kufirin lindor të Libisë, pranë Egjiptit. “Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse që njerëzit detyrohen të përballojnë në kërkim të sigurisë dhe mundësive. Libia mbetet një nyje e rëndësishme tranziti për migrantët dhe refugjatët, shumë prej...