Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lezhë/ Zjarr në afërsi të Rriles, tymi mbulon zonën
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një zonë pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë autostradës Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Rriles. Flakët kanë përfshirë një hapësirë ku prej kohësh depozitoheshin inerte dhe mbeturina ndërtimi, duke nxitur tym të dendur dhe përhapje të shpejtë të zjarrit. Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve. Megjithatë, shtëllungat e tymit janë përhapur drejt zonave të banuara dhe mbi aksin rrugor kryesor, duke krijuar rrezik për qarkullimin dhe shqetësim për banorët. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.