Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lezhë, pengoi qarkullimin duke parkuar në një zonë me fluks lëvizje, nën hetim shoferi
Policia e Lezhës ka vënë nën hetim një 45-vjeçar, pasi parkoi automjetin në një zonë me fluks të lartë lëvizjeje, duke penguar qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me fokus evidentimin e parkimeve të gabuara, është konstatuar një rast në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku një automjet ishte parkuar në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale, është nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit P. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, sipas Kodit Penal. Policia e Lezhës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangien e parkimeve në zona të ndaluara, për të mos krijuar pengesa...