Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lezhë/ Ngacmoi të miturën në plazhin e Shëngjinit, arrestohet 20-vjeçari nga Tirana
Ngacmoi seksujalisht të miturën në plazhin e Shëngjinit, vihet nën pranga 20-vjeçari i dyshuar. Policia e Lezhës bën me dije se pas denoncimit ka lokalizuar dhe arrestuar nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit K. N., banues në Tiranë. “Ndaj tij ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje (31 korrik), ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore. Materialet hetimore për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit.