Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lezhë/ Mbërrijnë materialet zgjedhore për dy KZAZ, procesi vijon normalisht
👁13047
Në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në një proces që po zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të rregullt. Kryetari i KZAZ nr. 13 në bashkinë e Lezhës, Keler Sufja, deklaroi se ka pasur një bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e partive politike dhe kandidatët përkatës, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor transparent dhe të qetë. “Janë në funksion të gjitha mekanizmat që garantojnë zgjidhjen e çdo situate që mund të lindë gjatë procesit,” u shpreh Sufja, duke nënvizuar përgatitjen institucionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit.