Lezhë/ E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Lezhë/ E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Në Lezhë, në lagjen “Skënderbeg”, një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës. Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi: Syri.net