Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin, një nga drejtuesit i lënduar transportohet drejt Traumës

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin, një nga drejtuesit i lënduar transportohet drejt Traumës

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e së dielës, rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit. Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit. (BalkanWeb)