Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste

Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste

Lezha renditet e para në Shqipëri për numrin e aksidenteve rrugore në raport me mjetet në qarkullim, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren kombëtare. Të dhënat e Institutit të Statistikave për vitin 2025 tregojnë se ky qark regjistron 3.2 aksidente për çdo 1,000 mjete, ose rreth 2.5 herë më shumë se mesatarja e vendit, prej 1.3 aksidentesh. Pas Lezhës renditet Gjirokastra, me 2.8 aksidente për 1,000 mjete, ndërsa Korça mban vendin e tretë, me 2.6 aksidente. Në të kundërt, Berati dhe Durrësi rezultojnë qarqet me raportin më të ulët, me nga 0.6 aksidente për çdo 1,000 mjete në qarkullim. Në nivel kombëtar, raporti i aksidenteve ndaj mjeteve në qarkullim ka rënë nga 1.7 në vitin 2024 në 1.3 gjatë vitit 2025. Nëse merret parasysh numri absolut i...