Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lezha çel sezonin turistik 2025 me një festë shumëngjyrëshe në Shëngjin
👁3422
Lezha çeli zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025 me një aktivitet festiv në Shëngjin, ku u ndërthurën kultura, muzika dhe promovimi i pasurive turistike të zonës. Ceremonia, e zhvilluar mbrëmjen e kaluar buzë Adriatikut, mblodhi personalitete të jetës politike dhe diplomatike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, si dhe dhjetëra vizitorë e pushues nga trevat shqiptare. Në mesin e të ftuarve ishin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri; kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj; ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder...