“Lewandowski nuk ma ka falur kurrë anulimin e ‘Topit të Artë’ në vitin 2020”
Robert Lewandowski nuk e ka kapërcyer ende zhgënjimin për anulimin e edicionit 2020 të “Topit të Artë”. Këtë e ka zbuluar Pascal Ferré, ish-drejtori historik i revistës “France Football” dhe përgjegjësi i çmimit në fjalë. “Momenti më i vështirë ishte padyshim viti 2020, kur u detyruam ta anulonim ‘Topin e Artë’. Mendonim se nuk ekzistonin kushtet e nevojshme për një vlerësim të drejtë”, – shpjegoi Ferré për “Le Vestiaire”, duke iu referuar pandemisë COVID-19 dhe ndërprerjeve të futbollit. Ai tregoi se kishte telefonuar personalisht sulmuesin polak për t’ia komunikuar vendimin. “E mora në telefon, sepse po dominonte futbollin europian, por nuk arriti ta kuptonte plotësisht këtë zgjedhje. Në vitet pasardhëse, sa herë takoheshim, më thoshte: Ja ku është njeriu që nuk deshi kurrë të ma...
Burimi:
telesport.al