Lewandowski lë hapur rinovimin me Barcelonën: Na duhet më tepër cilësi për Champions-in

Lewandowski lë hapur rinovimin me Barcelonën: Na duhet më tepër cilësi për Champions-in

Robert Lewandowski po nis sezonin e tij të katërt me fanellën e Barcelonës. Që prej mbërritjes në vitin 2022, gjatë turneut veror në Shtetet e Bashkuara, polaku ka fituar dy tituj kampionë në La Liga, një trofe “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, si dhe Superkupën e Spanjës, ndër trofetë më të rëndësishëm në epokën post-Messi. Sulmuesi ishte protagonisti i parë që dha një intervistë për mediat ndërkombëtare të pranishme në Japoni, ku Barça po zhvillon fazën përgatitore. Në një deklaratë nga hoteli i skuadrës në Kobe, ku katalanasit do të luajnë ndeshjen e tyre të parë...