Lëvrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e shkrimit shqip

Lëvrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e shkrimit shqip

Pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit më 1878 dhe të Shoqërisë së Stambollit më 1879 mori hov lëvizja për lëvrimin dhe studimin e gjuhës shqipe. Mendjet më të ndritura të kohës, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mirë gjuhën amtare dhe duke pasur besim të patundur në zhvillimin e saj të shpejtë, iu përveshën me zell një pune të shumanshme që nuk vonoi të jepte përfundime të dukshme. Drejtimet kryesore të përpjekjeve të tyre, që kushtëzoheshin nga kërkesat e kohës, ishin përhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencorë e me fjalë të tjera të fjalorit...