Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

Një shtetas italian, 32-vjeçari Th.M., është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke lëvizur me një thikë në dorë në shëtitoren e qytetit, duke shkaktuar shqetësim tek kalimtarët. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Burimi: Argjiroja.net