Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet i riu në Vaun e Dejës

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Ai u ndalua me pistoletë në brez dhe municione luftarake në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës. I riu me iniciale E.P. akuzohet për armëmbajtje pa leje. “Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat....
Burimi: Gijotina.com