Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha thërret në seli drejtuesit e qarqeve

Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha thërret në seli drejtuesit e qarqeve

Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha ka thërritur në selinë blu drejtuesit e qarqeve. Mësohet se sot në orën 20:30 Berisha do të mbledhë ‘ekipin’, ndërsa ende nuk dihet se cila  do jetë lëvizja e radhës. Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar. I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv