Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te Arbër Hajdari ose do bësh 100 vjet burg

Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te Arbër Hajdari ose do bësh 100 vjet burg

Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka shkaktuar tërmet pasditen e sotme (2 nëntor) në selinë e PS, teksa ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se e ka kërcënuar në qeli nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Kjo ngjarje shënon përplasjen me të madhe mes Ramës dhe Veliaj, pas më shumë se 20 vitesh “miqësi” mes tyre. Veliaj, i tërbuar nga pabesia e liderit të tij, thekson se “ka më pak liri sesa Kryeministri Rama, por ka shumë herë më tepër dinjitet se ai”. Veliaj refuzon “haluçinacionet bolshevike të Ramës”, i cili pretendon se kryebashkiaku i arrestuar ka organizuar ose financuar protestat. Gjithashtu, Veliaj e sfidon kryetarin e Partisë Socialiste që të publikojë një provë të vetme që e lidh me protestat, ose,...