Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke akuzuar kryeministrin Rama se përdor SPAK-un si instrument presioni politik, madje edhe ndaj njerëzve të tij. Balliu thekson se akuzat e opozitës po faktohen dhe kërkon një SPAK të pavarur, që të vendosë para përgjegjësisë edhe Ramën dhe zyrtarët e tij. Reagimi i plotë: Letra e Veliajt, një tjetër provë e kapjes së SPAK-ut nga Rama! Përpëlitjet e fundit të Ramës po prodhojnë çarjen e PS-së dhe po faktojnë akuzat e hershme të opozitës. Sot shohim se Ministri i Drejtësisë, me urdhër të kryeministrit, kërcënon Veliajn se, nëse nuk bën siç i thonë, do t’i shtojnë akuzat me SPAK-un. Pra, akuzat i vendos Edi Rama....
Burimi:
syri.net