Letra e Skënderbeut e 31 tetorit 1460, dërguar princit të Trentit, Johannes Antonius De Ursinis

Letra e Skënderbeut e 31 tetorit 1460, dërguar princit të Trentit, Johannes Antonius De Ursinis

Fort i kthiellti princ e zotni i nderuem, E mora letrën e zotnis tuej, e cila m´çuditi mâ fort se sa t´më idhnonte, tue pâ mënyrën me të cilën ju shkruani. Dhe, më së pari thoni, që, kur keni marrë lajmin së në i paskemi dërguar fjalë fort të kthielltit Madhëri, mbretit Ferrant (Ferdinand) së po të na dërgonte golera, në do të kishim ngarkuar në të njerëz që të shkonin për t’i dhënë zjarr Brindizit edhe për të plaçkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi më njihni mirë për të urtë e të matur. Kur morëm vesh së ju kishit ngritur krye kundër Madhërisë së tij, i çuam fjalë që të na dërgonte në këto anë galera dhe anije të tjera për...