Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Letonia barazon ndaj Shqipërisë, mbyllet 1-1 pjesa e parë
👁11985
Pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, është mbyllur në barazim 1-1. Shqipëria kaloi e para në avantazh në minutën e 29-të me Rey Manaj, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Letonisë dhe shtyu topin në rrjetë. Më herët, në minutën e 20-të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj Ikaunieks, duke mbajtur të paprekur portën e kuqezinjve në atë moment. Letonia arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë me Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.