Letërsia si akuzë e Theodore Dreiser, shkrimtari që nuk iku nga e vërteta/ Nga varfëria në majën e elitës së autorëve

Letërsia si akuzë e Theodore Dreiser, shkrimtari që nuk iku nga e vërteta/ Nga varfëria në majën e elitës së autorëve

Theodore Dreiser është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të fillimshekullit XX, përfaqësues i denjë i realizmit natyralist. Lindi më 27 gusht 1871 në Terre Haute, Indiana, në një familje të varfër me prirje të forta fetare. Jeta e tij e hershme ishte e mbushur me vështirësi ekonomike, të cilat ndikuan thellë në botëkuptimin dhe në stilin e tij letrar. Romani i tij i parë, “Sister Carrie” (1900), ndonëse fillimisht u prit me skepticizëm dhe u censurua për “pamoralitet”, është sot i konsideruar një vepër themelore e realizmit amerikan. Ajo rrëfen historinë e një vajze të re...