Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!
Jahja Drancolli 571 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skenderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, i cili...