Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lëshohen raketat e para, “Kim Jong Un show” me luftanije 5 mijë tonëshe: Gati armët bërthamore
Kim Jong un bën show dhe kërcënon mbarë botën. Koreja e Veriut ka kryer testimin e parë të sistemit të armëve të luftanijes së re, shkatërruesit të emërtuar Choe Hyon. Këtë e konfirmoi agjencia publike e lajmeve, KCNA. Gjatë kolaudimit, të survejuar nga diktatori dhe funksionarë të tjerë të lartë, janë lëshuar raketa lundruese dhe kundërajrore, përveç të shtënave të artilerisë. “Ka ardhur momenti për Marinën e Koresë së Veriut për të përshpejtuar procesin e armatimit bërthamor, për të ruajtur sovranitetin detar dhe për mbrojtjen kombëtare”, u shpreh Kim Jong un. Sipas raportimeve të medias koreanoveriore dhe analizave të imazheve satelitore të kryera nga studiuesit amerikan dhe koreanojugor, Choe Hyon është një shkatërruese dhe raketalëshues që peshon rreth 5 mijë ton, si dhe është e...