“Lëre Shqipërinë të ecë përpara”, kandidati austriak i kërkon Ramës dorëheqjen

“Lëre Shqipërinë të ecë përpara”, kandidati austriak i kërkon Ramës dorëheqjen

Günther Fehlinger-Jahn dhe Edi Rama TIRANA- Një propozim për largimin e Edi Ramës nga pushteti vjen Günther Fehlinger-Jahn kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat për president të Austrisë në vitin 2028 i kërkon kryeministrit shqiptar të japë dorëheqjen, të largohet përgjithmonë nga Shqipëria dhe të pensionohet në Vjenë. Në një reagim në rrjetet sociale, Fehlinger propozon një marrëveshje të negociuar për largimin e Ramës nga politika, duke e paraqitur si një mundësi për të lehtësuar tranzicionin paqësor në vend. Propozimi përfshin edhe mundësinë e negocimit të mbrojtjes nga ndjekja penale, brenda kufijve të lejuar nga ligji. Fehlinger thekson se bëhet fjalë për një qëndrim personal politik dhe jo për një marrëveshje të arritur apo garanci imuniteti, ndërsa u bën thirrje autoriteteve austriake...