Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Leonard de Martinos, poeti dhe shkrimtari arbëresh mësues i Fishtës dhe i Mjedës
Leonard de Martinos (1830-1923), françeskan, poet e shkrimtar arbëresh nga fshati Greçi i Kampanjës, në krahinën e Avelinos, misionar në Shkodër, ku luajti një rol të dorës së parë në veprimtarinë për hapjen e së parës shkollë italiane në Shqipëri. Kujtojmë se vepra e tij më e njohur është përmbledhja lirike ‘L’Arpa di un italo-albanese, (Harpa e një arbëreshi), Venedik 1888. Ndërsa kryevepra, nxënësi i tij katundar, Zekë Ndoci, të cilin duart e tij të mësuara e shndërruan në Atë Gjergj Fishtë, në Poetin i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore, në majat më të larta. Martino i mbylli sytë në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos, në Itali, më 12 korrik 1923, duke i lënë trashëgim kulturës shqiptare disa vepra,...