Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lëkundje tërmeti në Jug të Shqipërisë, epiqendra 17 km larg…
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj të diele. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.