Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Leksionet e inxhinierisë romake për botën moderne
Romakët ishin mjeshtra të ndërtimit. Shumë prej veprave të tyre, nga Panteoni dhe Koloseunë Romë, tek Pont du Gard në Galinë Jugore (Francën e sotme) dhe ujësjellësi po aq mbresëlënës i Segovias, në Spanjë, i kanë rezistuar shekujve. Dëmet e shkaktuara ndërtimeve të tyre, kanë ndodhur më shpesh si rezultat i grabitjes së gurit sesa i dështimeve strukturore. Ndërkohë shekujve i ka mbijetuar edhe vepra romake e një lloji tjetër. “De Architectura” është një seri me dhjetë libra nga Markus Vitruvius Polio, inxhinier dhe arkitekt i shekullit I Para Krishtit, për të cilin shumë studiues besojnë se ka punuar me JulÇezarin në disa nga fushatat e tij ushtarake. Këto vëllime përfshijnë këshilla të ndryshme që synojnë të sigurojnë që ndërtesat “të mos shemben për një kohë të gjatë”. Një nga arsyet për suksesin e inxhinierëve romakë ishte betoni. (Çatia e Panteonit është kupola më e madhe prej betoni pa kolona mbështetëse në botë). Dihet që betoni romak dihet i sfidon shekujt pa humbur shumë nga qëndrueshmëria e tij. Në fakt, me kalimin e moshës ai mund të bëhet edhe më e fortë. Se...