Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Leka i Madh me 32 mijë burra pushtoi botën, Skënderbeu me 30 mijë gjunjëzoi një Perandori
NGA: GJON KEKA Guximi i tij i madh, bujaria dhe udhëheqja vizionare përbëjnë tharmin e politikës së mirë, të diplomacisë së qëndrueshme dhe dobiprurëse, si dhe bërjen model të shtetit të Arbërit për shumë vende të tjera në kontinentin europian. Mbi të gjitha, Skënderbeu tregoi para botës mbarë se është një personalitet mbikohor, njeri i urtë, mbrojtës i vlerave shpirtërore e kombëtare të vendit dhe të mbarë familjes së kombeve europiane. Jo rastësisht, shumë autorë i referohen si “Aleksandër Skanderbeg mbret i Epirit”dhe i Shqipërisë, sepse ai tashmë qe kthyer në model për shumë mbretër e princër. Fama e tij e madhe dhe guximi i tij i pashoq kundër të keqes kishin prekur të katër anët e botës. Dhe ja se si shkruhet, në një nga...