Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lejoi dhjetra kopshte private pa license/ Justifikohet drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë
Një incident i rëndë i ndodhur në nëntor të vitit 2023, ku një edukatore dëmtoi rëndë një fëmijë 3-vjeçar në ambjentet e kopshtit privat dhe të palicensuar “Stinët” në Tiranë, nxiti një operacion masiv të Policisë së Shtetit për të verifikuar dokumentacionin e një numri të konsiderueshëm institucionesh parauniversitare jo-publike. Gjatë verifikimeve të kryera nga uniformat blu të Durrësit përgjatë periudhës 13-16 nëntor 2023, u konstatuan të paktën 28 kopshte private pa licensë në qytetin bregdetar. Ky informacion iu përcoll Prokurorisë, e cila nisi më tej hetimet jo vetëm për kopshtet, por edhe për mënyrën se si e ka kryer...