“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi sot rëndësinë e inteligjencës artificiale në modernizimin e administratës së Bashkimit Evropian. Ajo u shpreh se përdorimi i kësaj teknologjie mund të përmirësojë mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe të lehtësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Gjatë një konference për media në Bruksel, ku ishte e pranishme edhe Catherine Day, kryetare e Grupit të Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Shërbimit Civil të Komisionit, si dhe komisioneri evropian Piotr Serafin, Von der Leyen nënvizoi se zhvillimet teknologjike krijojnë mundësi të reja për thjeshtimin e procedurave administrative dhe rritjen e efikasitetit. Sipas saj, inteligjenca artificiale mund të sjellë forma të reja të organizimit të punës, të ndihmojë në përmirësimin e proceseve dhe të reduktojë...