“Lehtëson barrierat për studentët”- Kryeministri Rama: Hapen aplikimet për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, ndihmon dhe Universitetet

“Lehtëson barrierat për studentët”- Kryeministri Rama: Hapen aplikimet për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, ndihmon dhe Universitetet

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot (12 tetor) hapjen e aplikimeve për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, një nismë kjo, e cila synon të mbështesë doktorantët në realizimin e projekteve kërkimore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se programi synon të financojë kërkime shkencore me potencial për të kontribuar në zhvillimin e shkencës, ekonomisë dhe politikave publike në vend. Sipas kryeministrit, kjo skemë financimi po konsolidohet si një mekanizëm i qëndrueshëm mbështetjeje, me rritje të buxhetit nga viti në vit, zgjerim të portofolit të aplikimeve dhe lehtësim të barrierave për studentët dhe universitetet. Programi synon të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përfshirjen e doktorantëve në projekte që mund të sjellin kontribut në fusha të ndryshme të zhvillimit të...