Burimi:
Top-Channel.tv

Legalizuan në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq zyrtatët e ASHK-së, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit
👁7226
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit. Konkretisht: Klodian Troci, Erdet Mandi, Mandi Jaho, Teuta Meçe, Erald Ymeraj. Fatjon Devollaj, Ariseldo Rrapaj Taulant Hasanaliaj, Stela Rrapaj, Denis Metaj. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për...