Lee Jae-yung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, bën premtime para popullit: Do të bashkoj kombin dhe të rikthej paqen!

Lee Jae-yung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, bën premtime para popullit: Do të bashkoj kombin dhe të rikthej paqen!

Kandidati i opozitës së qendrës së majtë, Lee Jae-myung, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut, në një proces votimi që shënoi pjesëmarrjen më të lartë në 28 vitet e fundit. Me 70% të votave të numëruara, Lee kryeson me 48.53% të votave, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve. Pjesëmarrja e votuesve arriti në 79.4%, një tregues i lartë i interesit publik pas një periudhe trazirash politike që çuan në zgjedhjet e parakohshme. “Unë e respektoj vendimin e madh të popullit,” deklaroi presidenti i sapozgjedhur, duke folur për mediat përpara nisjes për në Asamblenë Kombëtare....
Burimi: Top-Channel.tv