Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ledio Braho: Deri në fund të korrikut mund të kemi certifikimin e rezultateve të 11 majit
Ditën e sotme, 4 korrik 2025, po kryhet procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës. Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho, në një intervistë për Klan News, është shprehur se pritet që ky proces rinumërimi për Durrësit, të përfundojë sot. “Besoj se ditën e sotme përfundojmë me rinumërimin e qarkut të Durrësit. Siç e thash, ditën e hënë kemi caktuar katër seanca për katër qarqet e fundit”, tha ai. Lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, sipas Brahos, pritet që një gjë e tillë të ndodhë deri në...