“Leao te Milani? Më kishte lodhur, dukej sikur luante për të të bërë qejfin”

“Leao te Milani? Më kishte lodhur, dukej sikur luante për të të bërë qejfin”

16 Shtator 2026 13:00 Alfred Lleshi José Altafini ka folur për të kaluarën e tij te Milani, por edhe rreth disa prej zhvillimeve aktuale në Serie A. “Me Milanin përfundoi keq, por nga zemra nuk e kam larguar kurrë”, – tha ish-sulmuesi, i cili gjatë karrierës luajti si me Brazilin, ashtu edhe me Italinë. Për Milanin e sotëm, Altafini përmendi modelin e skuadrës së madhe të viteve të kaluara: “Kur dikush dëshiron të ndërtojë një skuadër të madhe, merr tre lojtarë super si Gullit, Van Basten dhe Rijkaard. Për këtë Milan nuk e di, më duket se ka marrë shumë lojtarë që nuk japin impuls”. Ndërsa për Rafael Leao ishte i drejtpërdrejtë: “Më kishte lodhur duke e parë, dukej sikur luante për të të bërë qejfin”....