Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leao largon veten nga merkatoja: Ta vesh fanellën e Milanit është ëndrra më e madhe
Nga data 1 korrik do të hyjë në fuqi klauzola e lirimit, e përfshirë në kontratën e Rafael Leaos. Kushdo që do të paguajë 175 milionë euro te Milani, mund ta marrë lojtarin pa pasur nevojë të negociojë me klubin kuqezi. Askush, përveç klubeve arabe, që nuk e tërheqin sportivisht portugezin, nuk duket i gatshëm t’i afrohet kësaj shume, edhe pse, nëse dikush do të shkonte deri në 100 milionë euro, do të ishte e vështirë për Furlanin dhe Taren të thonin jo. Për shembull, është përmendur Bayern Munich, që duhet të zëvendësojë Sané dhe sheh që Nico Williams, plai...