Leão: Fitorja i dedikohet Maignan, me këtë modul loje jemi më të kompaktë

Leão: Fitorja i dedikohet Maignan, me këtë modul loje jemi më të kompaktë

12 Prill 2025 8:23 Alfred Lleshi “Trajneri e punoi gjatë javës dhe ne dhamë përgjigje të mira në fushë”. Kështu u shpreh Rafael Leão pas fitores bindëse të Milanit në Udine, duke iu referuar modulit të ri taktik. “Mbrojtja me tre? Me këtë modul jemi më kompaktë, kemi një lojtar më shumë për të mbrojtur dhe përpara jemi më të lirë për të sulmuar, – shtoi portugezi për “Sky Sport”. – Fitorja është për Mike (Maignan). Në Udine, gjithmonë ka një ambient të çuditshëm. Kur dolëm në pjesën e dytë, tifozët bënë pak rrëmujë. Nuk ka shumë që kam shënuar...
Burimi: Telesport.al