Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

Leao drejt largimit, gjigantët e Europës nisin kontaktet me portugezin

24 Prill 2025 15:20 Telesport Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao. Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon. Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao. Gjigantët londinez kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm. Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon. Kontrata e tij me Milan-in zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.
Burimi: Telesport.al