’Le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish’
7 September, 2026 - 21:08 Poezi nga Jusuf Gërvalla le të piqen pemët kur të kesh ardhur sërish bari i zverdhur fare le të jetë nën çatitë e kullës le të pikojë shi le të vërë trashë cipa e tëmblit në kusi le t’i marrë lumi urat e trerët le të thyhen në cung le të ketë një shtëpi për dru lulet e verës le t’i ketë prerë me barë kostari le të ftohet ka stinë kur veç parzma e nënës do të ngrohet./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com