LDK-ja tradicionale nuk i nënshtrohet Kurtit, 6 deputetë dalin kundër marrëveshjes me të Abdixhikut me Vetëvendosjen

LDK-ja tradicionale nuk i nënshtrohet Kurtit, 6 deputetë dalin kundër marrëveshjes me të Abdixhikut me Vetëvendosjen

Gjashtë deputetë kanë dalë kundër marrëveshjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku, me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për Bekim Sejdiun President të Kosovës. Në mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së, të mbajtur këtë të martë, “Gazeta Nacionale” ka mësuar se gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalur kundër. Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala kanë dalur kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.