Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lazër Stani: Librat e rrezikshëm
Nga Lazër Stani Kur gjyshi nuk ndodhej në shtëpi, rrasesha sa herë me kokë në kamare, kërkoja në errësirë me bulat e gishtërinjve, i djersitur në kurriz nga frika, deri sa një ditë nxora prej andej librin me kapakë të trashë ngjyrë-errët, që kishte shumë figura shenjtorësh dhe djajsh. Makthi që më pushtoi duke këqyrur figurat e atij libri, u bë edhe më i fuqishëm kur u kujtova për një histori që kisha dëgjuar prej të mëdhenjve e që lidhej me librat e rrezikshëm. Kisha dëgjuar të thoshin se ka libra që të çmendin, madje thuhej se një libër i...