Lazër Shantoja: Shkrimtarët e rij zakonisht urrejnë fushën. Fillojnë mejherë me u kacavjerrun malit…

Lazër Shantoja: Shkrimtarët e rij zakonisht urrejnë fushën. Fillojnë mejherë me u kacavjerrun malit…

Nga Lazër Shantoja Shkrimtarët nuk janë porsi shishet e vênës. Këto, sikur dihet, sa mâ të vjetra të jenë, aq janë mâ të mira. Përkundrazi, zbatue shkrimtarve, adjektivat «i rí, i vjetër» nuk shênjojnë kurrnji cilsí vlere. Këtu due vetëm të përshkruej disa symptoma të cilat e dajnë në shêj shkrimtarin qi vêhet me shkrue së parit e qi prandej po e quejmë «të rí». Tue pasë qênë un vetë dikur i tillë, mund të shkruej mbi ta. Shkrimtarët e rij zakonisht urrejnë fushën. Fillojnë mejherë me u kacavjerrun malit. Nuk âsht nevoja me thânë se ky mal âsht ai...